Kryeministri Rama në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 foli për koncesionet në shëndetësi, ndërsa u shpreh me bindje se falë tyre gjendja në spitale ka ndryshuar.
Ai rrëfeu ndër të tjera se në spitale shkon për kontrolle të befasishme dhe jo vetëm kur ka kamera. “Kam vajtur në QSUT sa herë, kam vajtur edhe çdo natë. Po ti më mirë shpif se sa shkon në spital”,- iu drejtua kryeministri, gazetarit Ylli Rakipi.
Rama: Kur nuk i ke parë spitalet pse flet?
Rakipi: Kush s’ka vajtur mo? Kam vajtur për nënë time, madje mora edhe ministrin në telefon…
Rama: Në spital shkojmë bashkë dhe shikojmë, merr edhe kamerat po deshe. Shkopastaj shiko urgjencën e Vlorës, model