INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Rritje pagash për Forcat e Armatosura

Rama: Rritje pagash për Forcat e Armatosura

Publikuar më: 12:09 12-11-2018
Forcat e Armatosura do të kenë rritje pagash të shifra të konsiderueshme, bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të buxhetit 2019 për mbrojtjen. Nga baza ajërore e Kuçovës Rama tha se, “pas shumë vitesh lënie disi në hije për nga vlerësimi financiar ne jo vetëm do t’i bëjmë një rritje të re të pagave të të gjithë atyre që janë angazhuar në Forcat e Armatosura por do të bëjmë një rritje të konsiderueshme, 19 për qind për ushtarët dhe duke e shkallëzuar më tutje. Është rritja më e madhe, është një rritje e stërmerituar”, tha ai. Buxheti i Mbrojtjes për 2019 arrin në 22 miliardë lekë, 10 për qind më i lartë krahasuar me këtë vit.
Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002