INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama, s'ka asnjë lloj kaosi apo revolte nga populli

Rama, s'ka asnjë lloj kaosi apo revolte nga populli

Publikuar më: 14:42 24-02-2019

Kriza politike shqiptare është ‘transportuar’ edhe në shtetet e tjera. Gjatë javës së fundit, si kryeministri Rama ashtu edhe kreu i opozitës Basha kanë dhënë disa intervista për mediat e huaja, ku kanë folur për djegien e mandateve, protestat dhe pasojat nga këto vendime.

Këtë të diel është publikuar një intervistë e kreut të qeverisë, Edi Rama në gazetën italiane “IlFatto Quotidiano”, ku ai është pyetur mbi situatën dhe akuzat e opozitës për lidhjet e disa përfaqësuesve të mazhorancës me krimin.
Lidhur me protestat, Rama është shprehur se në vend, “Nuk ka asnjë lloj kaosi apo revolte nga populli. Në shesh nuk janë as jelekët e verdhë, as sindikatat, as studentët apo grupe anarkistesh, por opozita parlamentare që pak vite më parë u dërgua në shtëpi nga populli pasi e mbyten vendin në korrupsion dhe pandeshkueshmeri”.
I pyetur si është e mundur që shumë kryebashkiakë të PS kanë pasur probleme me drejtësinë, Rama është përgjigjur se, “Kjo nuk është e vërtetë. Ne qeverisim gati tre të katërtat e Shqipërisë në nivel bashkiak dhe ka qenë vetëm një bashkiak dhe që hequr në bazë të ligjit të ri të dekriminalizimit, një lloj “Severini”, por edhe më i fortë”.
Ndërkohë, edhe pse dy ditë më parë në një takim në Gjirokastër Rama mohoi largimin e shqiptarëve nga vendi, duke thënë se është një legjendë, në median italiane ai është shprehur se vendi ka shumë probleme e sfida përpara. “Këto 30 vitet e fundit kemi bërë hapa gjigande në shumë drejtime edhe pse kemi shkatërruar burime e bukuri. Sigurisht që kemi probleme dhe duhet të bëjmë shumë më shumë me sakrifica e durim kundër varfërisë, korrupsionit, kriminalitetit”, është shprehur Rama për largimet e të rinjve nga vendi.

intervista_e_rames.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020081996917725