INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama, s’kemi krizë! Koalicioni me LSI dhe emri për President...[VIDEO]

Publikuar më: 13:02 13-04-2017

Seanca parlamentare ishte totalisht e qetë sot, pasi jo vetëm se prej shumë javësh opozita nuk merr pjesë por dhe se nuk ishte as Ben Blushi i Libras. Pas seancës që zgjati vetëm dy orë ka folur kreu i qeverisë Rama, i cili nuk sheh krizë, në një kohë kur shumë politikanë edhe ndërkombëtarët flasin për krizë politike në Shqipëri.
“Nuk kam shqetësim nëse Kuvendi do të mbetet pa opozitë nëse PD nuk futet në zgjedhje. Mandatin e dytë e përcakton populli shqiptar. PD e pafytyrë,” tha Rama.
Ai shtoi se gjithësesi është i hapur për takim me opozitën, që mund të thërrasë Nishani, por jo me kushte të paracaktuara siç është qeveria teknike. Kreu i qeverisë foli dhe për vijim e koalicionin me LSI për të cilin tha se nuk ka asnjë shqetësim, pasi vendim do merret në kohën e duhur.

Ai foli dhe për kandidatin për President që sipas tij duhet të jetë një emër që zgjidhet nga PS dhe LSI.

Ndërsa për mesazhit të eurodeputeti Kukan që të politikanët të mbyllen në një dhomë i dha përgjigje me një batutë.
“I bie që dhoma të jetë me oxhak, nuk mund ta vendos këtë kusht, gati të shkoj në çdo dhomë që Basha ndihet komod për dialog,” përfundoi Rama.

Ndërsa Blushi ka reaguar kështu në FB:
PSE NUK SHKOJ SOT NE PARLAMENT. Kam vendosur të mos shkoj sot në Kuvend. Dua të kuptoni si funksionon një parlament pa ide, pa debat dhe pa kundërshtarë. Kështu mund të jetë parlamenti i katër viteve të ardhshme nëse LIBRA vendos të mos jetë pjesë e kësaj komedije burokratike.

Për më shumë detaje ndiqni lajmin e IN News…

 

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994