Kryeministri Edi Rama, në Delvinë "thumbon" Partinë Demokratike, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.
Rama bën thirrje që të votojnë Partinë Socialiste dhe ironizon Berishën, “Ngulite në mendje se vetëm duke votuar PS mbaron punë. Saliu s’ka c’punë të mbaron ty se ka mbruar punë për vete”.
“Kërkesa e PS për të pasur timonin është një kërkesë që vjen nga nevoja për t'ju thënë se nëse nuk e kemi ne timonin nuk mund të luftojmë nga kanceri i administratës.
Ngulite në mendje se vetëm duke votuar PS mbaron punë. Saliu s'ka c'punë të mbaron ty se ka mbruar punë për vete. PD e ka marrë lumi. PD mezi kaloi nga mbytja e shpëtuam ne.
Ca Ça Lulin (nënqesh) Luli deri dje thoshte bjeruni me grusht thyejuni xhamat…Tani thotë se jam kryeministër i ekonomisë dhe thotë së e kam bërë planin me kancelaren gjermane…”, tha Rama.
Rama zbuloi edhe bisedën që pati me Vangjel Dulen pasi dha dorëheqjen për shkak të koalicionit me PDIU-në.
“E marr në telefon dhe i them ore Dule pse e dhe dorëheqjen ti? Kurrë nuk bashkëjetoj unë me ata fashistë! Ore çke ti me ata, i thashë, ata janë në punë të vetë. Dhe tani i keni bashkë në një listë.”