INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama sërish takim Metën

Rama sërish takim Metën

Publikuar më: 11:21 01-02-2017

Rreth orës 11:00 Kryeministri Edi Rama i është drjetuar zyrës së Kryeparlamentarit Ilir Meta, në takimin e dytë Brenda kësaj jave. Takimi vjen pas shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë ditës së hënë.
Sipas të dhënave të para, mendohet se është situata e fundit politike, pas shkarkimit të ministrit të drejtësisë.
Ndërkohë një ditë më parë kreu i Kuvendit Ilir Meta tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se nëse Rama dhe koalicioni i tij bëjnë 71 mandate, LSI del në opozitë. Por në mbledhjen e kryesisë së PS, Rama ka bërë llogarinë dhe mësohet ka thënë se i bën 71 vota edhe pa LSI.

Article Logic
Execution time: 0.0027649402618408