INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama sfidon bizneset: Protestoni por do të dështoni, lepuri ‘fle’ të çizmja

Rama sfidon bizneset: Protestoni por do të dështoni, lepuri ‘fle’ të çizmja

Publikuar më: 10:48 27-04-2018

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga Minisitri i Ekonomisë e Financave Arben Ahmetaj zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël duke u ripërsëritur qëndrimin se TVSH nuk ndikon.  Sipas kreut të qeverisë qëllimi i deklarimit është që të marrë fund deklarimi i bilanceve të rreme, mossshmangia e detyrimeve të aktivitetit të bizneseve në shtet . “Problemi juaj është tavani 8 milionë lekë. Këtë çështje mendojmë se ka ardhur koha që ta vlerësojmë si duhet në mënyrë që asnjë biznes i vogël të mos jetë i detyruar të gënjejë. Tavani të rritet mbi 100 milion dhe më pas ju nga gënjeshtar të ktheheni në aleatë. Qëllimi i kësaj lëvizje është që të mëdhenjtë mos ti shmangen detyrimeve ndaj shtetit”-tha kreu i qeverisë. Duke mos nguruar aspak t’ia faturojë revoltën e bizneseve opozitës, Rama u shpreh se e dinte shumë mirë se ku flinte lepuri. “Botë gënjeshtrash ku jetojmë prej kaq shumë kohësh, për ta thënë copë. Qëllimi ynë, jo për të bërë propagandë por për të dëgjuar opinionet tuaja sepse ju e dini më mirë se kushdo tjetër se ku fle lepuri”-tha ai. Mirëpo biznesmenët e vegjël nuk ndajnë të njëjtin opinion me Ramën.  “Keni parë që kemi protestuar, kemi mbyllur qepenat. Kemi qënë bashkë dhe luftonin në 2013 për TVSH, pragun etj. Ju politika duhet të keni kudjes me bizneset kur artikuloni janë të këtyre apo të atyre. Unë jam këtu se kam problem. Korrupsioni, pavarësisht se nuk kam ardhur, korrupsioni është bërë gangrenë e madhe, vendosin gjoba të majme” ”-u shpreh njëri nga përfaqësuesit. Por edhe përgjigja e kreut të qeverisë nuk vonoi, madje ai shkoi më tej duke i parlamëruar bizneset se do të dështonin në tentativat e tyre për të protestuar. “Ju vazhdojeni protestën po do jeni të dështuar se, nuk e ha njeri këtë  mbylljen e qepenave edhe goditjet me çizme. Të mbyllësh qepenat në tregjet bashikake që s'kanë lidhje fare me TVSH është e lehtë. Protesta juaj le të vazhdojë, se nuk meremi me këtë gje ne, a jeni apo s'jeni burra ju”-u kundërpërgjigj Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0025219917297363