Në një konferencë për shtyp kryeministri i vendit Edi Rama ka komentuar protestën e djeshme të opozitës së bashkuar.
Rama tha se opozita nuk ka për t’ia dalë në rrugën që ka nisur, pasi sipas tij, qeveria është produkt legjitim i qeverisë. Ai theksoi se ata nuk kanë asnjë shans që të rrëzojnë qeverinë.
“Askush nga ata që të verbuar kronikë, tërheqësin pas tyre kanë njëmijë e një të drita që mos ta duan këtë qeveri nuk shkon në shtëpi me pyetjen e esenciale të familjes së vet se si do të behet jeta më e mirë ekonomike nesër. Mbrëmë nuk u goditën ata që i sollën njerëzit aty dhe i pajisen me bomba molotov, apo u paguan miliona lekë për fishekzjarrë. Ata se kanë problem se shkojnë me pushime jashtë shteti. O goditën ata që shkojnë çdo mëngjes për te hapur dyqanet dhe fermat e tyre.
I them këto jo se nuk dihen, por për të thënë se nuk ka shans teorik, jo praktik, që të marrësh dhe të rrëzosh një qeveri legjitime e dalë nga zgjedhjet kur ti ke qenë pjesë e qeverise, kur ti ke qenë me këto forma. Nuk ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur këtu. Synimin është gjetkë dhe ai është që të vendoset vendi në kushte pamundësi dhe të shkatërrohet themeli i rendit kushtetues, që do të thotë procesi zgjedhor dhe për të konfirmuar se o ne në pushte ose këtu vetëm qamet. Nuk do t’ia dalin, iu siguroj. Çdo protestë janë gjithmonë e më pak”, tha Rama.