Ndërsa të gjithë prisnin që kryeministri Edi Rama të ishte sot në takim me Asamblenë e Madhe në Shkodër, ai ka anulluar gjithçka duke u shfaqur në qytetin bregdetar të Durrësit.
Në takimin me PS-së e Durrësit, në mbledhjen pa kamera, kanë marrë pjesë Blerina Gjylameti, Milva Ekonomi, Arben Pëllumbi, Roland Xhelilaj, Ilir Ndraxhi, Belinda Balluku, kryebashkiaku Vangjush Dako etj., ndërsa Rama nuk ka kursyer as batutat.
Shefi i qeverisë e ka cilësuar 'një gabim idiot' djegien e mandateve nga ana e opozitës ndërsa është shprehur se “Lulit tani i ka rënë gjethja e fikut dhe i ka dalë bibilushi”.
Kujtojmë se Basha iu përgjigj prerë e negativisht sot ftesës së Ramës për të dialoguar.