Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra e Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Propozimi i Kryeministrit Rama është dorëzuar në zyrën e Presidentit të RepublikësBujar Nishani, sëbashku me propozimin për emërimin e Petrit Vasilit në postin e Ministrit të Drejtësisë. Ky propozim i numrit një të ekzekutivit ka ardhur menjëherë pas takimit mes Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit. Shkakrimi i Manjanit erdhi pas akuzava që ky i fundit ka lëshuar ndaj qeverisë.