Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas goditjes me vezë që iu bë dje në Parlament nga deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Parlamenti është kthyer në një ‘show’ pularie, me Shqipërinë që turpërohet para ekraneve të Europës.
Reagimi i Edi Rames:
“Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1 mijë vjet, po më vjen të qaj për shthurjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulërij për Shqipërinë, që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie”.