Kryeministri Edi Rama ka shpalosur talentin e tij edhe në recitimin vjershave. Dhe këtë e tregoi përballë mësuesve të shkollave, në një takim në Pallatin e kongreseve. Ndërsa foli për reformat në arsim Rama lajmëroj se pas heqjes së celularëve në shkolla ato nuk do të lejohen as për punonjësit e administratës shtetërore.
Edi Rama:
“Që ti të vije kaq e bukur,
Me këta flokë, me këtë hap,
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe,
Të ndodhte ndryshe s'kish sesi
U desh të zhdukeshin përbindëshat
Që tek kjo botë të vije ti"
Mësuesja e portalit”.
Në prag të vitit të ri shkollor, Rama foli edhe për vendimin e qeverisë për heqjen e celularëve në shkolla. Muaji i parë është test por më pas askush nuk do të falet.
Edi Rama:
“Muaj i parë është test ndërsa muajin e dytë celularët do të merren dhe do të hidhen në kosh”.
Por me këtë masë nuk do të përballen vetëm mësuesit dhe nxënësit. Rama bëri publik dhe nismën e re.
Edi Rama:
“as punonjësit e administratës nuk do të mbajnë celular në zyra. Janë kthyer në çerdhe interneti”.