INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama shpërndan lejet e legalizimit mes ironisë dhe batutave

Rama shpërndan lejet e legalizimit mes ironisë dhe batutave

Publikuar më: 11:08 23-04-2017

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të diel në Bashkinë e Finiqit, ku po shpërndan leje legalizimi për qytetarët.

Në fjalën e tij, Rama ka befasuar, teksa ka thënë se as në Greqi nuk ndodh kjo që po bën qeveria. Ai tha se nuk i shkon në mend të cënojë të drejtën e pronës së minoritetit.

“As në Greqi nuk ndodh kjo që po bëjmë ne! T’iu njohim të drejtën zonave minoritare. Do të çojmë përpara procesin e regjistrimit të të gjitha tokave. Nuk na shkon në mend të cënojmë të drejtën e pronës së minoritetit”, tha kryeministri.

Rama gjatë këtij takimi ka sulmuar kreun e PBDNJ, Vangjel Dulen. Ai parashtroi pyetjen se çfarë bën Dule në çadrën e protestës.

Sipas tij, ai nuk fle gjumë, por ka ikur në rrugë të paditur dhe ia ka marrë mendjen shejtani.

“Ça bën Vangjeli në çadër, gjumë nuk fle ai se e njoh, por na ka ikur në rrugë të paditur. Ja ka marrë mendjen shejtani. Vetëm iu të Kishës mund ta sillni në vete”, deklaroi Rama.

E menjëherë pas asaj batutë ai u vu disi në vështirësi kur iu desh t’i dorëzonte lejen e Kishës së Mesopotamit priftit.

Prifti falenderoi Ramën por i kërkoi të bënte diçka për pronat e kishave ortodokse.

Kryeministri në këtë pikë nuk i kurseu fare ironitë.

Prifti: Falenderoj zotin Edi Rama.

Rama: Edi Rama thuaj se Zotin...

Prifti: Do  guxoj të të them... me të njëjtin zell të përpiqesh edhe për pronat e kishave ortodokse.

Rama: Dua të të jap lajmin që do ulim energjinë për kishat dhe xhamitë.

Prifti: Po kishën në...

Rama: Një minutë ore, se jeni të çuditshëm ju me rradhë, do ulim energjinë për kishat dhe xhamitë. Do paguani njësoj si familjet jo si biznes se ju s’jeni biznes .

Prifti: Ne kemi edhe shumë kamata që nga vitet ’90.

Rama:Kamatat e vonesës do i shohim vec, po do e gjejmë një rrugë me ndihmën e zotit që do të na ndihmoni ju për këtë.

Zotit që është zot iu deshën 7 ditë, a iu deshën aq për botën a jo? Gjashtë se e shtata ishte e pushim, ne s’jemi magjistarë... Çoji një fjalë perëndisë të na ndihmojë për këtë punë.

Gjatë shpërndarjes së legalizimeve në Finiq kryeministri Edi Rama mes ironisë dhe batutave i ka dhënë lejen edhe një zonje e cila nuk afrohej sepse siç tha ajo e kishte burrin xheloz.

Teksa i thërret emrin ajo i afrohet Ramës në distancë dhe i thotë që e ka burrin në çadrën e PD-së, kurse kryeminstri mes të tjerash ia kthen duke i thënë se “ka ik në çadër të takojë Vangjelin”.

Rama: Hajde jepi lejen Valentina, të ta japë Valentina se më duket ke lidhje me të ti

Zonja: Kam burrin xheloz, prandaj s'po afrohem

Rama: Ku e ke burrin?

Zonja: Burrin e kam në çadër, turni e tretë...

Rama: Ka ik në çadër që të rrijë me Vangjelin.

Zonja: Është me Partinë Demokratike.

Rama: Ai le të shkojë në çadër rëndësi ka që je ti ktu.

Article Logic
Execution time: 0.004065990447998