Kryeministri Edi Rama ka vijuar si çdo mëngjes të përshndes shqiptarët. Këtë herë duke sjellë pamje nga punimet e ndërtimit të rrugës që lidh qytetin e Vlorës me zonën e Lumit Vlorës. “MIRËMËNGJES ? dhe me këto pamje të progresit të punimeve në rrugën e Lumit të Vlorës, ju uroj një ditë të mbarë!”shkruan Rama. Ndërtimi i kësaj rruge bëhet me financime të qeverisë shqiptare duke ridimensionuar këtë hapësirë, të lënë në harresë gjatë 20 viteve të fundit. Vazhdimi i kësaj rruge përmes fshatit Kuç deri në bregdetin e Himarës, do të krijojë gjithashtu, sipas specialistëve, një raport tjetër me Rivierën dhe perspektivën e zhvillimit të turizmit. Ky projekt, më i madhi i realizuar ndonjë herë në Lumin e Vlorës, që pritet të realizohet në një afat optimal, krijon nga ana tjetër edhe hapësirat e nevojshme për shfrytëzimin e kapaciteteve turistike.