Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një tjetër mesazh kreut demokrat Lulzim Basha.
Këtë herë nuk e ka bërë nëpërmjet një letre publike, por me vargjet e Leon Tolstoit.
“Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi”, shkruan Rama në Twitter.
Po ditën e sotme Rama përmes letrës së katërt publike e fton Bashën për dialog duke u shprehur se nuk do të dorëhiqet.