INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama siç nuk e keni parë kurrë. ‘Gjiriz ndyrësie...llapën jashtë... gojë të shqyera...çizmen në dorë’

Rama siç nuk e keni parë kurrë. ‘Gjiriz ndyrësie...llapën jashtë... gojë të shqyera...çizmen në dorë’

Publikuar më: 10:15 08-10-2018

Edi Rama lëshon gjithë arsenalin e fjalorit të tij kundër opozitës. Lehaqenie, çizme, llapën jashtë si të qenit, ishin këto vetëm një grimcë e vogël e fjalorit të Kryeministrit Edi Rama për të sulmuar opozitën. Lulzim Bashën e quan regjisor të dështuar, ndërsa sulmit nuk i shpëtoj as Monika Kryemadhi. Më poshtë ju sjellim vetëm një pjesë të deklaratave që Kryeministri lëshoi në mbledhjen e grupit kuvendor. 

Edi Rama:
“Është ndërmarrë ofensiva më e madhe e baltës ndaj policisë së shtetit, ndaj ministrave dhe deputetëve, veten nuk po e përmend, se i bie të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit. Është regjistruar shpifja më e egër ndaj ministrit të Brendshëm dhe shpifje alucinante e padëgjuar ndonjëherë ndaj kryetarit të grupit parlamentar.
...Që kur plasi ai gjiriz ndyrësie politike e mediatike....
Asnjë manovër nuk ka për ta mbajtur të mbuluar pjesën e babale 1. Ju siguroj që do dalë e plotë e vërteta diskretituese për të gjithë ata që e dhunuan vajzën e Babale 2..
...Histori lehaqeniesh pa din e imam.
....Gënjeshtra, shpifje sharje, pa asnjë gajle.. llapën jashtë si qen gjahu, çizmen në dorë e të dalë ku të dalë motra. Kanë dhe fatin që mediat në përgjithësi janë dhe ato të dalë ku të dalë motra. Nuk kanë asnjë lidhje me misionin e tyre, me ndonjë përjashtim që përforcon rregullin, me çizme në dorë, me gjuhën jashtë dhe mjerë ky milet çfarë i shohin sytë sa ndizet ekrani dhe sa çelet portali.
Si i bëhet?
I bëhet vetëm duke u bërë edhe më shumë opozita e vetvetes, duke qenë vetë kritik sa ngrihet dhe ngryset”.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049