INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama:

Rama: "Sot do nisi rruga e Vettingut"

Publikuar më: 11:13 11-04-2017

“Sot në Kuvend nis rruga e Vetingut! Mund ta bllokojnë përkohësisht po s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë” ky ka qenë njoftimi që kryeministri Edi Rama ka bërë nëpermjet një statusi në rrjetin social Twitter.

Kuvendi pritet të mblidhet sot gjatë pasdites në një seancë plenare të thërritur nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta për ngritjen e komisioneve të Vetting -ut.

Një ditë pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i dorëzoi Avokatit të Popullit zarfin e mbyllur me listën me 67 aplikantët, të cilët i plotësojnë kriteret për qenë kandidatë të institucioneve të Vetting -ut.

Në seancë është parashikuar të miratohet projektvendimi për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad-hoc dhe realizimin e procesit të votimit, por dhe projektvendimit për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad-hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049