INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama sulmon kritikët: Ata që hidhen përpjetë le ta mësojnë se Teatri Kombëtar do të jetë..

Rama sulmon kritikët: Ata që hidhen përpjetë le ta mësojnë se Teatri Kombëtar do të jetë..

Publikuar më: 13:48 11-05-2018

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga vendimi i tij për Teatrin Kombëtar edhe si për tu dhënë përgjigje gjithë kritikëve shkruan se godina e re që do ngrihet do të jetë ndër veprat më të bukura urbanistike. Më tej ai sulmon ata që kundërshtojnë këtë vepër duke u shprehur se ‘ ata që hidhen përpjetë të nxjerrin mësim nga historia e sheshit Skënderbej. Kryeministri postoi në facebook një foto të sheshit "Skënderbej" në Tiranë, e konsideruar si një nga pamjet më të bukura të sheshit qendror të kryeqytetit, pas rikonstruksionit.
Edi Rama
Kur 10 vite më parë, thosha se Sheshi i Ri Skenderbej do jetë ndër hapesirat më të bukura publike të Europë, çfarë nuk më dëgjuan veshët.

Sot, Sheshi i Ri Skënderbej, pasi u bllokua si kantier, u shkatërrua për t’u zëvendësuar me një rrethrrotullim makinash me një kurabie bari në mes dhe, më në fund u rindërtua e përfundua, është përzgjedhur në listën e finalistëve për Çmimin Europian të Hapësirës më të Bukur Publike 2018, në Barcelonë. Të shohim nëse do të shpallet fitues, por sidoqoftë ka marrë tanimë edhe vulën më prestigjoze europiane, si një ndër hapësirat më të bukura publike të Europës.
(Prandaj, ata që hidhen përpjetë sapo shfaqen të rejat që sjell vizioni e këmbëngulja modernizuese në hapësirën tonë të përbashkët, bëjnë mirë ta nxjerrin mësimin nga kjo histori, sepse nesër edhe Stadiumi i Ri Kombëtar edhe Teatri i Ri Kombëtar, do të jenë në të njëjtën kategori të Familjes Europiane të veprave të bukura urbanistike e arkitektonike, siç është tanimë Sheshi i Ri Skënderbej)
Reagimi i opozitës
Por ndërkohë opozita vazhdon luftën e saj për shembjen e Teatrit Kombëtar. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi akuzon ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, pas njoftimit të bërë prej saj se nuk do të paraqitet ne mbledhjen e radhës së Komisionit të Edukimit për Teatrin.
Luçiano Boçi
Ministrja e Kulturës refuzon për të disatën herë ardhjen në Komisionin e Edukimit për Teatrin. Kumbaro që harton çarçafë panegjerizmi për veten dhe Ramën, i trembet ballafaqimit me opozitën dhe artistët që do vinin në datën e caktuar.Panik? Arrogancë? Paaftësi? Të tria bashkë…Kupa është mbushur!

Article Logic
Execution time: 0.0040271282196045