Gjatë seancës së sotme parlamentare kryeministri Rama ka reaguar për akuzat e opozitës në lidhje me negociatat me Bashkimin Europian.
Rama ka deklaruar se teksa KE sillte kartolina urimi për shqiptarët, opozita vazhdonte dhe debatonte.
Madje ka bërë dhe këtë krahasim:
"Duke dëgjuar këtë parlament më saktë këtë krah të parlamenti të shkon mendje te një nga themeluesit e Europës që në moment sëkëlldie kur tha duke nisur nga fakti që zoti e kufizoi inteligjencën e njeriut është e pandershme që nuk kufizoi edhe budallallëkun.
Çfarë mund të debatojnë ne këtu me këta, pse vendi ka këtë opozitë", u shpreh Rama
Fjala e Plotë:
“Duke dëgjuar këtë parlament më saktë këtë krah të parlamenti të shkon mendje te një nga themeluesit e Evropës që në moment sëkëlldie kur tha duke nisur nga fakti që zoti e kufizoi inteligjencën e njeriut është e pandershme që nuk kufizoi edhe budallallëkun.
Çfarë mund të debatojnë ne këtu me këta, pse vendi ka këtë opozitë, ca të debatojmë e nuk e them unë këtë, as ne, këtë e thonë tërë miqtë e Shqipërisë, që u angazhuan për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Për ça debati bëjmë fjalë këtu të debatosh pse opozita jonë që thotë Shqipëria dështoi ndërkohë që KE poston kartolinë urimi për shqiptarët.
Miqtë na urojnë dhe vazhdojnë të komunikojnë me ne për të na uruar, çfarë debatojmë ne me këta, por pra për çfarë”- tha Rama.