INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama sulmon partitë e vogla, Basha “thumbon” LSI-në

Rama sulmon partitë e vogla, Basha “thumbon” LSI-në

Publikuar më: 18:17 05-06-2017

Kryeministri Edi Rama ka hedhur "thumba" ndaj partive të vogla çka nënkupton edhe LSI ku tha se “marrin nga pushteti çtë duan por përgjegjësi nuk marrin”.

Më tej Rama duke iu referuar kritikave që ka bërë LSI ndaj PS kohët e fundit, sidomos debati midis ministres Lindita Nikolla dhe deputetes së LSI Kejdi Mehmetaj në lidhje me reformën në arsim kyeministri është shprehur se “kanë luksin që bëjnë dhe kritikuesin”.

“Forca më e madhe e ka përgjegjësinë. Se në fund edhe për gjërat që nuk funksionojnë për shkak të partive të vogla, përgjegjësia na bie ne. Partitë e vogla marrin nga pushteti ctë duan por përgjegjësi nuk marrin.

Përkundrazi kanë luksin që bëjnë edhe kritikuesin me mesazhe të kamufluara me gjysmë shantazh dhe gjysmë kritik konstruktiv. Sepse nuk kanë përgjegjësi. Përgjegjësia bie mbi forcën e parë”, tha Rama.

Ndërkohë, në takimin elektoral në Kamëz kreu i PD-së Lulzim Basha, ka vazhduar akuzat dhe ironitë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, nga ku tha se kjo parti është drejt fundit të saj.

Më tej duke ironizuar ish kreun e LSI, Ilir Meta, Basha tha se ai i bie daulleve nga halli se nuk ka më matrapazlliqe dhe se ka ardhur fundi i SHPK-ve.

“Rama del dhe shfaqet me barcaleta dhe me daulle. Daulleve u bie dhe Ilir Meta, por ai u bie daulleve të hallit.  Ilir Meta se i bie daulles se i iku SHPK-ja dhe se nuk ka më pazare e mashtrime. Nuk do të ketë më pazare dhe matrapazlliqe të tjera, mos u bëni ‘baftjarët’ e republikës së vjetër, por bashkohuni me republikën e re", tha Basha  në Kamëz.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334