INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama sulmon PD: Mjerë kush i beson këta të paudhë

Rama sulmon PD: Mjerë kush i beson këta të paudhë

Publikuar më: 14:46 01-10-2018

Kryeministri Edi Rama u është kundërpërgjigjur deklaratave të Partisë Demokratike, lidhur me pretendimet se arrestimi i djalit të deputetit bëhet për fasadë. Sipas kreu të qeverisë opozitarët janë disa të paudhë që mendojnë se gratë prokurore janë bashkëpunëtore të krimit. Rama thotë se rasti i vajzës “Xhisielës” u kthye në mish për topat e dështimit opozitar.
Postimi i kryeministrit Edi Rama ne Twitter
“Arrestim fasadë”!Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s’janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit.. Mjerë kush i beson këta të paudhë…

Article Logic
Execution time: 0.0044000148773193