INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama sulmon sërish mediat, venë gjoba

Rama sulmon sërish mediat, venë gjoba

Publikuar më: 10:29 13-02-2019

Kryeministri Edi Rama nga Lezha ka sulmuar sërish mediat. Teksa ka vizituar një biznes të përpunimit të fruta-perimeve në fshatin Pllanë tha se mediat u vënë gjoba biznesmenëve. Ai theksoi se rastet me abuzime të produkteve ushqimore nuk janë të vërteta dhe se asnjë kamion eksporti nuk është kthyer.

"Një gjë është shumë sinjifikative në gjithë këtë volum eksporti nuk ka asnjë kamion të kthyer mbrapsh për arsye të standartit. Se këtu historia është futur në kazan, janë me kimikate me helme. E çmendet ky milet. Normalisht ka edhe raste abuzive, por asnjë kamion nuk është kthyer mbrapsht. Mirëpo këtu është histori, kazan i madh, u vënë gjoba bizneseve. Hajde këtu thonë se heshtja paguhet. Hajde ti paguaj se unë të bëj copë. Jam habit nga reagimi për paketën anti-shpifje më shkruanin biznesmenë dhe thonin mos e tërhiq. E mora njërin në tel dhe i thashë 'ju çfarë keni'. Më tha ne na mbytën, na thonë paguaj, ose ne do të nxjerrim në televizon në portal, në gazetë", tha kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0018961429595947