INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama takim me AAK: “Të fshihen fletë-arrestet e luftës” [Video]

Publikuar më: 17:28 02-02-2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sot në Prishtinë përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Për Ramën ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë është proces i tepërt . Kreu i qeverisë shqiptare tha se “ky është fillimi i një pune të përbashkët të dy qeverive për të fshirë përfundimisht këto lista me urdhër-arreste”. Nënkryetari i AAK-së, Ardin Gjini ka falenderuar kryeministrin Rama për angazhimin e tij për lirimin e Haradinajt pas arrestimit në Francë me kërkesë të Serbisë. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar vizitën e Ramës në Kosovë , duke marrë shkas nga numri i madh makinave të ekskortës. 

“Zhgënjim i madh i mediave dhe qytetarëve të Kosovës. Rama i tmerruar nga vizita në Prishtinë. Shoqërohet nga një eskortë me 17 makina shumica të blinduara. Ky është burracak!”-shkroi Berisha në rrjetin social Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611