INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama takim me ekselentët e Korçës, përplaset mes studentët

Rama takim me ekselentët e Korçës, përplaset mes studentët

Publikuar më: 14:30 08-02-2019

Kryeministri Edi Rama për herë të parë që prej protestës së studentëve ka shkuar në Universtetin e Korçës për t’i shpejguar studentëve ekselentë të mirat e “Paktit për Universitetin”. Por në këtë takim ai u përball me një kundërshtim të studentëve ekselentë:

Studentja: “Universiteti është i të gjithë studentëve dhe jo i vetëm atyre të ekselencës, pakti është nga ata studentët që protestuan atje jashtë pa dallim ekselentë apo jo.”- tha e reja.
Rama: “Mungesa e edukatës nuk zgjidh gjë, edukata është shumë e nevojshme që njerëzit të merren vesh. Nëse biem dakord me mirësjellje jetojmë mirë, nëse biem dakord me të shara jetojmë keq”, u shpreh kryeministri Rama.
-Student: Duhet të ishin studentët që tani janë jashtë.
Rama: Folëm një herë për këtë.
Studenti: Edhe në parlament bëhuuu uuu. Mos pritni që në Parlament të jetë kjo ‘uuu’, e në rrugë të mos bëhet. Atë model jep ai Parlament.
Rama: Ata janë justifikuar sepse kanë pyllin në sfond.
Ndërokhë, edhe në këtë takim kreu i qeverisë foli për pedagogët, por ndryshe nga më pare, ai bëri një ndarje mes tyre.
"Kam parasysh që të mos mbetet rrugës një nga kërkesat themelore të studentëve dhe pikat më të dobëta që kemi farsa e titujve ekonomik dhe korrupsioni i pedagogëve, tregtia e librave. Janë mbledhur disa pedagogë që duan abrogimin e ligjit, dhe thonë të ndalet denigrimi i profesorëve, kush po i denigron? Puna është të ndahen pedagogët e nderuar nga sharlatanët që nën emrin e pedagogut janë një nga simptomat më domethënëse të sëmundjes së brendshme të universitetit”.
Në fund, kreu i qeverisë u kërkoi studentëve që potenciali i protestës të mos shuhet e të mos harrohet.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0044879913330078