Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Stamboll, ku mori pjesë në kongresin e 22-të Botëror të Naftës (WPC), takimi më i madh i industrisë së naftës dhe gazit.
Pas takimit me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kongresit të zhvilluar, Rama publikoi edhe pamjet e takimit me kryeministrin turk, Binali Yildirim.
“Me kryeministrin Binali Yildirim për planet e katërvjeçarit të ardhshëm me synim kryesor fuqizimin e konsiderueshëm të bashkëpunimit ekonomik” shkruan Rama në Facebook.