INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama takon ambasadorët në Kryeministri, ja çfarë u diskutua

Rama takon ambasadorët në Kryeministri, ja çfarë u diskutua

Publikuar më: 17:58 07-09-2017

Reforma në Drejtësi, lufta kundër kanabisit dhe integrimi mësohet se kanë qenë çështjet që kryeministri Edi Rama ka diskutuar me disa nga ambasadorët e akredituar në Tiranë.
Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta dhe u zhvillua vetëm dy ditë përpara zhvillimit të seancës parlamentare, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të votëbesohet qeveria e re.
Gjithashtu, Rama ka njohur ambasadorët me prioritetet e qeverisë, veçanërisht në 3 muajt e parë të mandatit.
Ditën e nesërme janë parashikuar edhe mbledhjet e grupeve parlamentare PS dhe PD.
Tre ditë më parë, Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ka folur rreth qeverisë së re, më e vogël në ministri, duke u shprehur e paqartë lidhur me mekanizmat e bashkërendimit të BE, referuar shkrirjes se Ministrisë se Integrimit.
“Ka ende disa paqartësira lidhur me ndryshimet që do të kemi sa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BE. Ndaj unë do të kem disa takime në ditët në vijim”, tha Vlahutin.

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625