INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama takon në Tiranë, krerët e partive shqiptare të Maqedonisë

Rama takon në Tiranë, krerët e partive shqiptare të Maqedonisë

Publikuar më: 09:44 15-12-2016

Kryeministri, Edi Rama, do të zhvillojë sot në Tiranë një takim me krerët e partive politike shqiptare të Maqedonisë. Në qendër të diskutimeve të këtij takimi është formimi i qeverisë së re në Maqedoni.
Faktori shqiptar do të jetë përcaktues në formimin e qeverisë maqëdonase pasi asnjëra nga dy partitë kryesore nuk krijon dot kabinetin qeveritar pa partitë shqiptare.Por kreu i BDI Ali Ahmeti duket se nuk do të bëhet pjesë e këtyre bisedimeve. Mungesën e tij, Ahmeti e ka justifkuar me axhendën e ngjedhur dhe situatën e krijuar në Maqedoni. Por ai nuk ka mohuar faktin se takimi mund të zhvillohet gjatë ditëve në vazhdim. Krerët e partive politike në Maqedoni haptas dhe fshehtas vijojnë bisedimet për krijimin e qeverisë së re. Burime nga Tirana zyrtare bëjnë me dije se partitë shqiptare kanë përcaktuar si kusht kryesor për negociatat, futjen e zbatimit të Marreveshjes së Ohrit në programin qeverisës dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Krerët e partive shqiptare janë thirrur në Tiranë nga kryeministri Rama, ndërsa BDI, ka bërë publike një listë me 15 kushte për aleancë me këdo nga partitë maqedonase që arrin ti plotësojë ato.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719