INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Task-Forcë Speciale kundër krimit, presim agjentët e FBI, nuk jam dakord me gjithçka që thotë ambasadori amerikan

Rama: Task-Forcë Speciale kundër krimit, presim agjentët e FBI, nuk jam dakord me gjithçka që thotë ambasadori amerikan

Publikuar më: 18:06 05-11-2017

Kryeministri Edi Rama në daljen e tij në “Komunikimin Javor” nëpërmjet një video mesazhi foli për luftën kundër kanabisit dhe suksesin që ka arritur qeveria e tij në 4 vitet e fundit.
Rama pohoi me krenari faktin se 2017-ta e nxori Shqipërinë nga harta e kanabisit, pas raportit që u publikua ditën e premte nga autoritetet italiane. Mes të tjerash ai paralajmëroi se pas kësaj faze, nis faza e dyte; goditje pa pushim deri në eliminim të rrjeteve kriminale.

“40 orë më parë e gjithë Shqipëria u njoh me raportin vjetor për çrrënjosjen e kanabisit. Kemi mbyllur një cikël që mbajti të mbërthyer Lazaratin dhe sapo e kemi përfunduar këtë vit me një fitore të qartë pas një beteje pëllëmbë për pëllëmbë. 2017 është viti i heqjes së Shqipërinë nga kultivim i kanabisit. Vetëm shurdhët që nuk duan të dëgjojnë mund të gjejnë fjalë tjetër përveç fjalës sukses. Policia është përplasur fort me paligjshmërinë dhe krimin. Vetëm 2 vitet e fundit kemi sekuestruar 80 milionë euro nga paratë e krimit. Mirënjohje dhe falënderime për drejtuesit e policisë që mundësuan suksesin e madh që tregoi raportin e këtij viti. Historia e kultivimit të kanabisit i përket të shkuarës dhe tashmë nuk do kthehet në shqetësim”- tha Rama, i cili këtë herë komunikimin e tij e ka bërë nga Vlora.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se sot ka rënie të korrupsionit dhe vrasjeve në vend. Rama tha se nesër do të miratojnë Task Forcën kundër Krimit dhe se nuk do të ketë më të pandëshkueshëm.

“Shqipëria u anatemua pa të drejtë. Nuk ishte arsye për të anatemuar vendin tonë për vullnetin për t’i bërë pjesë e BE. Nuk jam këtu për të kremtuar suksesin e merituar për luftën ndaj kanabisit, por jam këtu për të thëne se kjo është faza e parë e kësaj lufte, e cila ka hyrë në një fazë të dytë edhe më jetike. Goditja pa pushim e rrjeteve kriminale që kanë përfituar nga kultivimi i kanabisit. Faktet e mbledhura në fushën e betejës janë kokëforta. Nuk përmbysen dot rezultatet në fushën e rendit dhe sigurisë. Sot ka rënie të korrupsionit dhe vrasjeve . Nuk mjafton kjo që kemi bërë. Sot ne nuk jemi në garë me të shkuarën, por në luftë me të ardhmen. Nesër do miratojmë Task Forcën në Policisë e Shtetit. Kjo strukturë do marrë përsipër operacionin me afatgjatë kundër krimit të organizuar. Ky operacion do jetë një orë e të vërtetës për marrëdhëniet mes krimit dhe politikës. Mandati ynë i ri do mbyllet me disa suksese themelore për Shqipërinë që duam. Pra do jetë mbyllja e epokës së pandëshkueshmerisë. Jam i bindur që do sjellë rezultate në procesin e reformës në drejtësi”- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha në “Komunikim Javor” se nuk është dakord me ambasadorin Lu për gjthçka ai thotë, por është dakord me gjithçka ai bën për Shqipërinë.
Rama: "Ambasadori Lu pa dyshim, me të cilin nuk jam përherë dakord me gjithcka thotë, por jam githnjë dakord dhe me shumë mirënjohje për gjithcka bën në të mirë të Shqipërisë e të popullit shqiptar."

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949