INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama të ‘fortëve’ të rrugëve e të lagjeve: Të gjejnë vrimë ku të futen…

Rama të ‘fortëve’ të rrugëve e të lagjeve: Të gjejnë vrimë ku të futen…

Publikuar më: 11:16 30-07-2019

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryeministri Edi Rama bëri një bilanc për gjysmën e parë të këtij viti dhe prioritetet shtator 2019-korrik 2020.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë njoftoi sot se është gati njësia speciale që do të godasë ata që ai i cilësoi si të ‘fortët’ e rrugëve dhe lagjeve. Ndërkohë që shtoi se nuk do të ketë më efektivë mbi 55-vjeç në trupën e policisë.

“Shifrat e kriminalitetit tregojnë se nuk jemi afektuar nga 6 muajt e revolucionit imagjinar anti-shtet dhe faktikisht vërejmë me kënaqësi që përtej ekranit të okupuar me gjithë katrahura politike e Tiranës janë finalizuar nga Forca e Ligjit 10 operacione më shumë se një vit më parë, plot 20 operacioni, janë goditur 12 grupe kriminale dhe është sekuestruar pasuri 47.2 mln euro.

Për sa i përket kriminalitetit të rrugës janë të qëndrueshme në progres, mund të kishte qenë më mirë nëse policia nuk do ishte marrë me lëvizjen anti-shtet.. Vettingu në polici ka nisur, ka filluar verifikimi për 45 dosjet e para. Reformë për uljen e moshës

mesatare në polici nga 55-65 vjeç. Kemi gati një njësi super speciale, që do të merret me të gjithë të fortët e rrugëve, ose të lagjeve ose të qyteteve.

Ajo që e kam anoncuar disa kohë më parë dhe që do të jetë pjesë e presionit të policisë kundër këtyre tipave, që nëse do të vendosin të qëndrojnë në Shqipëri duhet të përgatiten për t'u fshehur në vrima që duhet të jenë shumë shumë të ngushta, përndryshe nuk do të kenë mundësi të marrin frymë" ” u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725