INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama, të papranueshme akuzat për policinë! Xhafaj, Vetting e për ta...

Rama, të papranueshme akuzat për policinë! Xhafaj, Vetting e për ta...

Publikuar më: 10:20 22-10-2017

Gjatë një takimi në Ministrinë e Brendshme të Ramës me drejtuesit e policisë i ka mbrojtur këta të fundit duke ngritur akuza për ata që i përgojojnë për keq. “Nuk është hera e parë që unë vij këtu te ju, kur furtuna në kazanin e politikës dhe medieve ngrihet më kokat e punonjësve të policisë. Shoh këtu fytyra të njohura edhe të reja dhe besoj që sot është dita e duhur marrë parasysh edhe pasqyra e rezultateve të 9 mujorit për të ngritur disa çështje. Jam ndier mirë nga rezultatet e deritanishme të kësaj periudhe të vitit, por ndihem edhe keq kur shoh edhe kuptoj përtej rezultateve kemi të bëjmë me një situatë në të cilën policia ndeshet me shfaqje të papranueshme dhe furi të papranueshme balte, akuzash, përpjekje të cilat synojnë demotivimin. Politika është mbështetje për krimin, sot krimi gjen mbështetje te politika. Kam kërkuar në vite qëndrimet ndaj policisë së shtetit, raporti i sulmeve politike dhe mediatike në 4 vite krahasuar me më parë është 10 me 1.
Ça ka ndodhur në këto 4 vite, çdo ditë polica është shënjestruar, baltosur, akuzuar dhe sakatuar pa pushim. Kanë ndodhur shumë gjëra, por po u them një, deri tani policia ka sekuestruar nga duart e kriminelëve 35 milionë euro. Nuk krahasohemi me më parë, nuk ka asnjë krahasim me më parë, atëherë policia ishte inekzistente, atëherë komisarët e policisë vriteshin si pula rrugëve, ma thoni nëse e kam gabim, kujtoj disa funerale që unë si kryetar i opozitës kam ardhur në nderimin e komisarëve të vrarë rrugëve si pulat. Në 2006 dhe 2013 numri i vrasjeve ka qenë katastrofik, ndërsa tani çdo gjë e vërtetë plus edhe qytetari dixhital, “bum” në ballë të kazanit, kjo rrit perceptimin negativ," tha Rama.
Ndërsa Ministri Xhafaj ka prezantuar dokumentin e Politikave Prioritare në fushën e rendit dhe sigurisë. “Ai që e shfrytëzon policinë për interesa kriminale më mirë të largohet. Dëmi që shkakton një polic i paaftë apo i korruptuar është me pasoja të rënda. Ndaj kam theksuar Vettingun në polici, synon që të pastrojë policinë nga të korruptuarit dhe të paaftët. Jam shumë i gëzuar që ky projekt ka marrë mbështetje në radhët e policisë. Vettingu synon të promovojë të gjithë ata djem dhe vajza të ndershëm. Besimi i qytetarëve të policia është lëkundur me ngjarjet e fundit. Nuk kam asnjë ambicie për karrierë politike përmes funksionit aktual, jam i realizuar. Me kërkesën e qeverisë në fillim të nëntorit do të vendosen ekspertë të FBi dhe Ministrisë së Gjermanisë dhe vende partnere, të cilët do të na ndihmojnë për evidentimin dhe kapjen e organizatave kriminale, të drogës e armëve dhe korrupsionit e pastrimit të parave,” deklaroi ministri Xhafa.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664