Debatet dhe replikat mes kryeministrit Rama dhe studentëve të Arkitekturës nuk kanë munguar.
Një student i tha kryeministrit Rama se i kishte ofenduar duke i konsideruar ngelësa.
Studenti: E para, na keni quajtur ngelësa. Edhe unë ju bëj thirrje ju të silleni si kryeministër dhe diplomat.
Rama: E para e punës, kur ju kam thënë juve se jeni ngelësa.
Studenti: Nuk e imagjinoj dot Merkelin të bëjë meme në fb.
Rama: Nuk të jap llogari ty se si e përdor Instagramin. Unë nuk kam thënë se ju jeni ngelësa. Unë kam bërë një koment nga shumë komente me ata që shkruajnë. Është një shprehje respekti. I kam thënë dikujt aty; je i gatshëm të paguash taksë për ngelësat?