INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama tenton të bëjë humor me të moshuarin, por e tepron: “Mos ke pirë hashash?”

Rama tenton të bëjë humor me të moshuarin, por e tepron: “Mos ke pirë hashash?”

Publikuar më: 12:53 22-10-2016

Kryeministri Edi Rama  ka zhvilluar një takim me banorët e Sukës në Këlcyrë. Gjatë bisedës me një të moshuar, i ka drejtuar atij përgjigje me nota të theksuara ironike. Një nga banorët i ka shtruar qetë problematikat kryeministrit por ky i fundit, në tentativë për të bërë humor, e ka tepruar duke e pyetur të moshuarin nëse kishte pirë hashash.

Banori: Ky është takim gju më gju me popullin, për këtë hallall ua bëftë zoti. Ne flasim ashtu si dimë, dikush e ka arsimin dikush s’e ka por nëse nuk flasim mirë, e rregullon ti atë punë.

Po të drejtohem me ti. Në vitin '91 me ligjin 7501, këshillat morën udhëzimet nga qeveria për tokat, thanë do hidhet me llotari, kujt t'i bjerë... u nda, u muar me tapi.

Rama: Letër pa vlerë me një fjalë.

Banori: Legjislatura pas 90 kështu u nda toka. Para 4-5 vjetësh erdhi një komision nga qeveria për azhornimin e tokës, ne të Podgoranit, nuk përfituam nga azhornimi dhe s'kemi as tapi për shtëpitë, dhe pse kemi nga 100 vjet shtëpinë.

Ta themi troç: Ky është mosangazhimi i qeverisë. Dosjet e Podgoranit janë pilaf atje. Duhen thes me euro e dollarë se me lekë shqiptarë harroje. Zihemi këtu me njëri-tjetrin. Kur kalojmë njëri e kthen kokën nga veriu tjetri nga jugu.

Fjala jote dëgjohet nga Vermoshi në Konispol.

Tjetër... Për shirat. Kemi një urë aty...

Ti do e shikosh në Facebook më vonë e do thuash, uuu ajo ura që më ngritën problem ata banorët atje, nëse ndodh e keqja ...

Rama: Si jeni me hashashin nga fshati juaj?

(I moshuari kërkon mikrofonin të replikojë)

Rama: Jepja pak mikrofonin!

Banori i moshuar: Më kape mat me një levizje unë jam i moshuar dhe s’kam mundësi të bredh nëpër shkarpa. Pyet moshën e re. Unë shoh e dëgjoj në televizor.

Rama: Ore në televizor e shoh dhe unë po ti vetë...

M’u duke në formë shumë, thashë mos e ke nga... Se kështu thonë... Mos të ka ardhur aroma edhe ty...

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328