INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama tërhiqet nga 2/3: Ja drafti final i reformës në drejtësi

Rama tërhiqet nga 2/3: Ja drafti final i reformës në drejtësi

Publikuar më: 15:54 13-06-2016

Të martën, komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi do të ketë në dorë draftin përfundimtar për ndërhyrjet kushtetuese. Mazhoranca tashmë e ka mbyllur draftin, dhe të marten pritet të mblidhet komisioni i posaçëm për ta miratuar nen per nen dhe në tërësi.
Në draft është  refeleketuar kërkesa e opozitës për mos përfshirjen e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë Admisnitrative. Gjithashtu në draft parashikohet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Dhoma Speciale e  Kualifikimit,  do të zgjidhen pas një përzgjedhjes që do të bëjnë ekspertët ndërkombëtarë dhe Avokati i Popullit, dhe kandidatuart e propozuara votohen me 3/5 në Kuvend.
Ky propozim në fakt vjen në kundërshtim të marreveshjes paraprake mes maxhorancës dhe opozitës, që thuhej se KLGJ dhe KLP do të zgjidheshin me 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.
“Anëtari jo gjyqtar zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mbi bazën e propozimeve nga radhët e avokatëve, një anëtar, nga radhët e noterëve, një anëtar, nga trupa e pedagogëve të drejtësisë, një anëtar, nga trupa e pedagogëve jo gjyqtarë ose prokurorë të Shkollës së Magjistraturës, një anëtar, dhe nga shoqëria civile, një anëtar. Për çdo vend vakant organet propozuese i paraqesin Këshillit të Emërimeve në Drejtësi pesë kandidatë të përzgjedhur, sipas një procedure transparente dhe publike. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën renditjen e kandidatëve dhe ia dërgon Kuvendit”, thuhet në pikën 4 të nenit 33 të Draftin, i cili parashikon ndryshimin e Nenit 147 të Kushtetutës. Sipas parashikimeve, Kuvendi voto veçmas për secilin grup kandidatësh”.
Ky Këshill administron të gjithë sistemin gjyqësor duke nisur nga buxheti e deri tek rregullat etike të gjyqtarëve. ministri i Drejtësisë mund të marrë pjesë, pa të drejtë vote, në mbledhjet e Këshillit të Lartë Gjyqësor kur diskutohen çështje që lidhen me planifikimin strategjik dhe buxhetin e pushtetit gjyqësor.
Ndërkohë në draftin e propozuar, siç është thënë edhe më herët, parashikohet ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, nga radhët e juristëve jo gjyqtarë.

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582