INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama thirrje BE dhe SHBA: Mos na lini të biem në duart Ruse

Rama thirrje BE dhe SHBA: Mos na lini të biem në duart Ruse

Publikuar më: 10:39 24-02-2017

Për herë të parë Kryeministri Edi Rama flet për rrezikun e ndikimit Rus në Ballkan. Për këtë Rama ka zgjedhur të flasë në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”. Kryeminitri Edi Rama flet për rrezikun rus në Ballkan, nga frika e largimit të vëmendjes amerikane nga Ballkani. 

Edi Rama:
“Mos na braktisni, mos na lini të biem në duart e rusëve”.
Ai ngre pikëpyteje edhe nëse Bashkimi Evropian po bën mjaftueshëm për të siguruar stabilitetin dhe të bllokojë komplotet e pretenduara të Moskës në rajon, duke iu referuar rastit të Mali të Zi, për të cilin “The Telegraph” e Londrës raportoi një javë më parë.
Edi Rama:
“Pa mbështetjen amerikane, Ballkani nuk do të jetë një vend ku do të ketë paqe dhe bashkëpunim. Nëse do të ketë një tërheqje nga SHBA dhe BE, ne mund të kthehemi aty ku e nisëm dhe ju e keni parasysh se ç’do të thotë aty ku e nisëm në Ballkan”.
“The Telgraph” e Londrës flet edhe për betejën e udhëheqësit të Partisë Socialiste për reforminin e sistemit të korruptuar të drejtësisë, si kusht për anëtarësimin në BE.
Edi Rama:
“Ky është një shqetësim i madh për opozitën, pasi ata kanë qenë në pushtet për shumë vite dhe kanë arsyet e tyre nga frika e një pastrimi dhe një sistemi drejtësie që funksionin mirë”.
Gazeta londinezë thotë se pas tre vjetësh në pushtet, Edi Rama, mbetet popullor, ku 56% e mbështesin në sondazhe. Sipas presigjiozes “The Telgraph”, kjo shifër do të jetë e dobishme në zgjedhjet e qershorit dhe është një provë e suksesit të reformave, të cilat kanë bërë që policia shqiptare të shndërrohet nga më pak e besuara, tek profesioni më i besuar në Shqipëri, shkruan gazeta britanike.

Article Logic
Execution time: 0.0042459964752197