INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama “thumbon” demokratët: Saliu ngeli vetëm, ka çuna që ia kanë besuar fatin Ronaldos

Rama “thumbon” demokratët: Saliu ngeli vetëm, ka çuna që ia kanë besuar fatin Ronaldos

Publikuar më: 11:37 28-05-2017

Kryeministri Edi Rama sot po  zhvillon takimin e rradhës elektoral me qytetarët e Peqinit. Gjatë fjalës së tij Rama nuk ka lënë pa thumbuar demokratët, konkretisht Bashën dhe Berishën.

"I jam lut Lulit siç nuk i jam lut njeriu tani 50 vjeç. Po nuk e kam bërë Për lulin as për Saliun, po e kam bërë për të gjithë ata që nuk e meritonin të ngeleshin në shpi në 25 qershor.

Ora e Lulit është ora e partisë. Erdhi lali Eri e rregulloi sahatin se u thonin njerëzve...

E thonë bukur disa në PD... Për Lulin është gjithmonë mëngjes… E takon në darkë dhe thotë ç'ke mor vlla se kemi kohë… Që të mos e zgjasim se u morëm shumë me Lulin.

E mbani mend si thoshte Saliu nga çadra ne kurrë nuk do shkojmë të votojmë reformën në drejtësi... Erdhën aty koka poshtë karton i jeshil lartë.

Ka cuna që ja kanë besu fatin Cristiano Ronaldos… Se i ka lënë Saliu me një diplomë juridiku te kristali, vitrine, tulla llamarina, pasqyra...",  tha Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Peqin ka “thumbuar” kryeministrin Berisha në lidhje me deputetët e lënë jashtë listave, teksa tha se Berisha ka ngelë vetëm.

Rama “ironizon” duke thënë se kreu demokrat Basha ka mbajtur vetëm Berishëm, të cilin kryeministri e ka quajtur “plak”.

“Se Luli pa punë nuk mbetet… I ikën të gjithë Saliut, ngeli vetëm. Gjatë këtij mandati ky i ka ngel Partisë Demokratike në dorë… E mori Luli i zhveshi të gjitha zgupat dhe e la prap aty si plak…

Ata i kanë të gjithë ministrat brenda që ti shikojnë nga brenda zgjedhjet, pastaj mos të thonë gjë... Opozita kur të flasë anglisht me të huajt jo sikur janë krushkat që zihen… Se lanë nom. 27 vjet dalin si krushkat kur kapen për flokësh se janë nda nusja me dhondrin", tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0033750534057617