Kryeministri Edi Rama pavarsisht ftestës së opozitës së re për të debatuar më ta, sërish ka shinjetuar ish-deputetët. “Ata dolën jashtë e tani duan të futen brenda. Ikën vetë e tani shtyjnë policët që të futen prap. Ata dolën sepse pasi ju mbaruan llafet, vezët e boja, e bojëdalë tërësisht zgjodhën të ikin në rrugë me idenë që në rrugë do të marrin zvarrë Shqipërinë, parlamentin e axhendën europiane të Shqipërisë”, tha ai.
Më pas thumboi ish-deputetët duke ia ngatërruar emrat e mbiemrat. “Gaz Salianji, e Ervin Duma”, e quajti ai Gazment Bardhin, sekretar i Përgjithshëm i PD dhe ish-deputetët Ervin Salianji dhe Grida Duma.