INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama 'thumbon' ish-kryebashkiakun e Kavajës: Ndjesë pushuesve të Golemit, kishin harruar të mblidhnin plehrat

Rama 'thumbon' ish-kryebashkiakun e Kavajës: Ndjesë pushuesve të Golemit, kishin harruar të mblidhnin plehrat

Publikuar më: 13:38 08-08-2019

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar ish-kryebashkiakun e Kavajës, ku e ka akuzuar se ka lënë pas dore zonën turistike të Golemit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se me ndihmën e pushuesve vazhdon evakuimi i plehrave nga kryebashkiaku i ri socialist, Redjan Krali.

“Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit. Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë. Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet. 

Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash.” shkruan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432