INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama thyen heshtjen pas 3 ditësh, por nuk ngushëllon familjet e 8 viktimave në Vlorë [FOTO]

Rama thyen heshtjen pas 3 ditësh, por nuk ngushëllon familjet e 8 viktimave në Vlorë [FOTO]

Publikuar më: 14:21 13-08-2018

3 ditë heshtje nga Kryeministri Edi Rama edhe pse vendi dhe mbarë opinioni publik u trondit pas ngjarjes së rëndë në Selenicë, ku Ritvan Zykaj vrau me automatik 8 persona. Për kryeministrin pushimet janë pushime, ndaj në rrjetet sociale është fokusuar të prezantojë bukuritë e natyrës shqiptare apo dhe jo radhë herë pikturat e Zahos. Por komentuesit nuk e kanë lënë të qetë Kryeministrin. Ata kanë kërkuar një qëndrim nga kreu i qeverisë për këtë ngjarje të rëndë.
Komentuesi 1:
“Si nuk the një fjalë për ngjarjen e Selenicës, duhet të ishe i pari për këtë ngjarje makabër, por kur se ke tek pragu yt s’të plas fare..Ti nuk meriton të jesh Kryeministri i shqiptarëve ti një një ufo për popullin tënd..merresh me gjëra aq të pa rëndësishme sa ngjarjet reale duhet të linin pa gjumë dhe tu jepje zgjidhje...sa budalla që jam....harrova se me kë flas...ka atashuar zv/kryeministren për këto probleme...zoti të mëshirofte zoti Kryeministër...më thanë se je shumë i sëmurë..
Megjithatë komentuesit në rrjetin social nuk janë ndalur por kanë kërkuar me ngulm një reagim nga Kryeministri.
Komentuesi 2:
“Pasqyrë e bukur me 8 të vrarë? Policia duhet të punojë më shumë, me të vërtetë armët i kemi dhuratë nga xhaxhi Sali por ju duhet të bëni diçka më shumë”.
Ky status ka nxitur reagimin e Kryeministrit Rama, por edhe në këtë reagim mungonte ngushëllimi për familjen Zyka. .
Edi Rama:
“Më fal Albert, ti jeton në këtë botë apo jeton në hënë. Sepse në këtë botë ndodhira të tilla ekstreme ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike, e nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë”.

rama_koment_1.png

rama_koment_2.png

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053