INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama tre reagime për raportin me probleme të OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit

Rama tre reagime për raportin me probleme të OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit

Publikuar më: 10:32 05-09-2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për raportin e OSBE/ODIHR që evidentonte shumë probleme të votimeve të 30 qershorit. Sipas tij, opozita jashtëparlamentare po ngre një furtunë në gotë, gjë që është e dëmshme për të, thotë Rama. “Përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin, e në radhë të parë për opozitën joparlamentare! Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!”

Në një postim tjetër Rama rekomandon që vëmendja të përqendrohet tek përgatitja e zgjedhjeve në 2021. “Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë”, shkruan Rama, duke shtuar se duhet të përshpejtohet me punën për reformën zgjedhore. “Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re DIALOGU e BASHKEPUNIMI për Shqipërinë”, shprehet ai përmes Twitter.

Article Logic
Execution time: 0.0027918815612793