INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama u bën thirrje liderëve në vend: Çfarë humbasim nëse kthehemi mbrapa!

Rama u bën thirrje liderëve në vend: Çfarë humbasim nëse kthehemi mbrapa!

Publikuar më: 20:26 10-04-2017

Situata politike në vend është “tensionuar” disi, me daljet e njëpasnjëshme në media të krerëve të partive të rëndësishme, si dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”  e ka nisur intervistën me krizën politike të krijuar në vend, duke thënë se nuk sheh asnjë tension të madh. Ai iu është përgjigjur aleatëve të tij LSI-PDIU, si dhe PD, të cilët kanë thënë se nuk do të hyjnë në zgjedhje, duke thënë se PS do të shkojë në zgjedhje më 18 qershor.

“Unë vetë nuk shoh ndonjë tension të madh, por vetëm një krizë që PD po përpiqet ta transmetojë jashtë çadrës nga frika e reformës në drejtësi, por edhe nga rezultati i 18 qershorit. PS është në të drejtën e saj për t’u paraqitur para zgjedhësve. Do humbasim shumë nëse kthehemi prapa. Jemi në një proces suksesi reformash, por dhe në një udhëkry ku përcaktohet e ardhmja e Shqipërisë evropiane. Pavarësisht çfarë thonë tjerët, zgjedhjet janë të popullit. Kush do paraqitet, kush nuk do jo. Unë nuk e shoh opozitën si monopol të PD, por si produkt të lirisë. Nuk dua të komentoj partnerët në koalicion. Kanë një qasje të ndryshme nga ne, që është qasje për kontributin e zgjidhjes së krizës. Në fund të ditës të gjithë do të hyjnë në zgjedhje. Nëse PD ka vendosur të vrasë veten, është në të drejtën e saj ta vrasë, unë nuk e ndihmoj dot. Askush nuk mund ta ndalojë PS të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Rama.

Më tej, ai përsëriti thirrjen për dialog me kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se është i gatshëm për dialog pa kushte.

“Jam i gatshëm për dialog pa kushte, duke garantuar të gjithë ata që nuk janë mbështetës të PS se ne jemi të gatshmë të pranojmë çdo gjë që përmirëson kuadrin ligjor të zgjedhjeve. Por ne nuk jemi të gatshëm të kthejmë Shqipërinë mbrapa, t’i hapim rrugë një rrëmuje të re”, shtoi kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0036242008209229