INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama u kthehet batutave: Faleminderit që ma dhe timonin. Mos ki merak se do të çoj në destinacion

Rama u kthehet batutave: Faleminderit që ma dhe timonin. Mos ki merak se do të çoj në destinacion

Publikuar më: 17:32 03-12-2017

Kryeministri Edi Rama duket se ka fituar qetësinë pas situatës së përmbytjeve që përfshiu vendin. Ndërsa takonte banorët e zonës së Kutallisë në Berat, një zonë ku prodhohen produkte bujqësore kreu i qeverisë nuk ka harruar të shkëmbejë batuta me banorët.
Rama-Çfarë ke ti?
Është me Interin, prandaj.
Rama- Bëni e ca kohë qejf deri në fund të kampionatit Si të kam?
Banor-80 e ca kusure i kam. Rrofsh sa malet!
Rama-Sa Fadili qenke. Sa malet aman jo po pak më pak se ty, mirë jam.
Çuna ç’kemi? Mirë pak me baltë po.
Rama-Pak me baltë atletet po çfarë do bëjmë tani. Adidas i paske, janë të forta mbajnë: “Katër mijë lekëshe janë”-ja kthen i riu.
Rama i drejtohet një personi që ndodhet afër kanalit kullues. Kujdes se po na bën ndonjë hata e na denoncon qytetari dixhital, thotë e mbyti Edi Rama.
Rama-A je i fortë?
I moshuari-I fortë o i fortë po e kemi keq punën me domaten. Rrugën e kemi të pashtruar.
Rama-I jemi afruar, kemi bërë rrugët kryesore po i afrohemi edhe kësaj se ti më duket se nuk qenke i martuar?
Me dy fëmijë.
Rama-Epo si ke bërë menjëherë. Do ta bëjmë se ju meritoni më shumë se kaq se këtu ka prodhim shumë të madh. Falë investimit në kanale këtë vit nuk u përmbytët.
Banor-Po kemi shpëtuar shumë prodhim.
Rama-Epo s’është gjë e vogël kjo se do ishin miliona të humbura.
Qytetari-Ndaj ua dhamë timonin vetëm juve.
Faleminderit! Mirë që ma dhe timonin, mos ki merak se do të çoj në destinacion. Por duhet kohë se nuk kemi Ferrari në Shqipëri, kemi Fiat puno. Kot na e dhatë timonin ju- Ju jeni njerëz të tokës e dini, sa ta vësh farën sa ta punosh? E do një çik punë apo jo? Edhe qeveria e do një cik kohë.
Banor- Për punën që keni bërë hallall, 7 herë 7 bëjnë 49 jo 42.
Banor-Një pyetje kisha unë. Si është puna e gishtit tënd me Lulin.
Lëre Lulin të lutem se e kemi shok të mirë po do rritet avash-avash

 

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488