INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama u përgjigjet pyetjeve të LSI-së: Pagat e mësuesve dhe të mjekëve do t’i rrisim me 40%

Rama u përgjigjet pyetjeve të LSI-së: Pagat e mësuesve dhe të mjekëve do t’i rrisim me 40%

Publikuar më: 17:57 11-09-2017

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e ditës së sotme, kryeministri Rama i është përgjigjur 19 pyetjeve të depozituara nga LSI-ja për programin.

Duke iu përgjigjur pyetje të paarshtruara nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Rama tha se do të punohet fortë për nxitjen e mjekëve që të punojnë në spitalet rajonale.

 “Gjatë mandatit të parë kemi pasur rritje të konsiderueshme të mbështetjes për Shëndetësinë. Do vazhdojmë të shikojmë në drejtim të këtij sektori që të arrijmë në 65% të shërbimeve të përgjithshme të shqiptarëve, shifër që e gjetëm vetëm 43% Do sigurojmë që asnjë familje të mos bjerë në varfëri për sa i përket shërbimit shëndetësor”.

Sa i përket Arsimit, kryeministri tha se kemi prioritet mbështetjen e mësuesve, rritjen e pagave të tyre deri në 40% brenda këtij mandati. Edhe për infermierët.

“Jemi duke punuar për një projekt financimi që të joshim mjekët specialistë që të punojnë edhe në rrethe. Është ende në diskutim”, tha Rama.

Kryeministri Rama ka folur sot në Kuvend në seancën ku do votohet programi i qeverisë. Rama preku disa tema kryesore, por u ndal te shëndetësia, arsimi dhe bujqësia si më kryesoret. Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te largimet nga puna, një praktikë e ndjekur gati 27 vjet sa herë që janë ndërruar qeveritë.

‘Mos u shqetësoni”, tha Rama duke shtuar se administrata ashtu si çdo mekanizëm qeveritar do pësojë rikonstruksion tërësor, por ‘do ruhet çdo aset me vlerë”. “Për sa i përket largimeve nga puna mos u shqetësoni. Administrata për ne është një aset, por pa diskutim që në të gjithë rikosntruksionin tërësor të mekanizmave qeverisës do ketë vëmendje të posaçme për të ruajtur çdo aset me vlerë.”

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117