INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama u tha policëve të mbledhin vota për PS-në pas pune, reagon LSI-ja: Skandaloze!

Rama u tha policëve të mbledhin vota për PS-në pas pune, reagon LSI-ja: Skandaloze!

Publikuar më: 20:16 16-06-2017

Gjatë një takimi elektoral të kryeministrit Rama, ky i fundit u shpreh për punonjësit e policisë së Shtetit që pas punës, të mbledhin vota për PS-në. Pas kësaj deklarate ka reaguar menjëherë Lëvizja Socialiste për Integrim me anë të Luan Ramës, që e cilësoi si veprim të kundraligjshëm këtë thirrje të kryeministrit Rama.

 “Nga kjo konferencë për shtyp në këtë orë të vonë por jam i detyruar për të denoncuar një qëndrim tërësisht të pandërgjegjshëm dhe të kundërligjshëm të kryeministrit të vendit, që në mënyrë absurde dhe në humbje totale të kontrollit ka deklaruar se fton Policinë e Shtetit që pasi heq uniformën të mbledhë vota për PS. Ky është një rast skandaloz, i paprecedentë, provokativ sepse Policia e Shtetit e ka të ndaluar me ligj të marrë pjesë në veprimtari politike dhe aq më tepër të mbledhë vota për një subjekt politik”, deklaroi Luan Rama duke lexuar më pas ligjin për policinë.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996