INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama udhëton drejt Kosovës me rastin e 9 vjetorit

Rama udhëton drejt Kosovës me rastin e 9 vjetorit

Publikuar më: 12:09 16-02-2017

Me rastin e festimit të 9 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur të jetë i parnishëm në seancën e sotme soleme të Kuvendit të Kosovës.

Vizitën e Rmës e ka konfirmuar ambasada e Shqiparisë me anë të një njoftimi për mediat.

"Sot, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, do jetë prezent në seancën solemne që do mbajë Kuvendi i Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të 9-të vjetorit të shpalljes së pavarsisisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kjo seancë do të nisë në orën 15:00 ndërkohë që në orën 18:00 presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa do të organizojnë pritje shtetërore për nder të kësaj feste.

Në 17 shkurt 2008, pas shumë përpjekjesh Kosova u shpall shtet i pavarur duke u identifikuar si shteti më i ri në botë, ndonëse disa shtete përfshirë Serbinë ende nuk e kanë njohur sovranitetin e saj." thuhet në njoftim.

Në 17 shkurt të 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur duke u identifikuar  si shteti më i ri në botë.

 

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166