INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ultimatum të fortë bizneseve të mëdha. Nga janari...

Rama ultimatum të fortë bizneseve të mëdha. Nga janari...

Publikuar më: 10:01 14-11-2017

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër ultimatum ndaj bizneseve të mëdha. Shefi i ekzekutivit foli për bilancet e kompanive të mëdha, të cilat sipas tij janë ndryshe në bankë e ndryshe paraqitet në zyrat shtetërore. Në këtë pikë numri një i qeverisë paralajmëroi se duke filluar nga muaj janar i 2018 shteti nuk do të njohë bilanc tjetër përveç atij të bankës, duke bërë të mundur që kompanitë e mëdha mos ti shpëtojnë detyrimeve që kanë pranë tatimeve.
Edi Rama:
“Duke filluar nga viti i ardhshëm shteti shqiptar, administrata jonë tatimore s’do njohi asnjë bilanc të kompanive të papërputhur me bilancet që disponojnë bankat. Historia e dy bilanceve që kur vijnë të banka tregojnë sa shumë kanë dhe kur vijnë të shteti tregojnë sa keq janë do marrë fund nga janari i vitit 2018. Ka 2 vjet që e kemi bërë me dije ndaj të gjitha kompanitë, e objektiv janë kompanitë e mëdha, ta kenë të qartë, Tatimet s’do njohin asnjë bilanc tjetër përveç bilancit që këto kompani u tregojnë bankave e mbi atë bazë do paguajnë detyrimet për arkën e buxhetit të shtetit”.
Edhe në këtë takim Rama foli për 800 kompanitë e mëdha të cilat 42% të stafit të tyre i deklarojnë me pagë minimale, duke ju fshehur detyrimeve të taksave. Kjo periudhë duhet të marrë fund theksoi numri një i ekzekutivit.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662