Kryeministri Edi Rama u shpreh se edhe ai nuk është i pagabueshëm, por kur e ka kuptuar një gjë të tillë, ka bërë hapa mbrapa dhe ka kërkuar edhe ndjesë për gabimet e kryera.
Ai hodhi akuza të forta drejt opozitës duke theksuar se me veprimet e fundit, avazi ka arritur kulmin duke shtuar se shërbimi ndaj qytetarëve nuk do të kursehet prej tij, pavarësisht orës apo ditës.
“Opozitës iu dhamë të gjithë portofolet që kërkoi, përfshirë edhe ministrinë e Brendshme. Por edhe disa agjenci të lidhura me zgjedhjet. Kishim një synim të vetëm për mos, mbi këtë u firmos edhe marrëveshja e ditës së fundit. Avazi që sot ka arritur një kulm të ri. Shqipëria e sotme ka plot halle e probleme. Dua të ja nis me veten se nuk kam rënë nga qielli, unë nuk jam i pagabueshëm, por kam bërë gabime. Kam ditur të kërkojë edhe falje.
Jam stërmunduar për ti dëgjuar nga dhjetëra e mijëra qytetarë, por edhe më shumë nga ora 7 deri në orën 2 apo tre të mëngjesit tjetër. Jam tërhequr duke bërë hap mbrapa më shumë se një herë kur kam kuptuar se kanë të drejtë ata që protestojnë. Për mua nuk është qejf as nevojë për të shtyrë kohën, kjo është detyra ime”, tha Rama.