INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama urdhëronte heqjen e celularëve në zyrat shtetërore, por në Kuvend ai përcjell  SMS ‘pas krahëve’ të Ballës  [FOTO]

Rama urdhëronte heqjen e celularëve në zyrat shtetërore, por në Kuvend ai përcjell SMS ‘pas krahëve’ të Ballës [FOTO]

Publikuar më: 12:03 20-09-2018

Kryeministri Edi Rama nuk e ka ndarë sot celularin nga dora. Rama ka shkruar vazhdimisht mesazhe nga vendi i tij në Kuvend pavarësisht se Taulant Balla po mbante fjalën në foltore. Ai shfaqet i nervozuar nga pas krahëve të Ballës, siç duket edhe në foton e mëposhtme. Por çfarë e nervozoi kryeministrin?
Gjatë fjalës së tij ai ka folur për një shkresë të rëndësishme, sipas tij asokohe kur Lulzim Basha ka qenë Kryetar i bashkisë Tiranë, ka tentuar së bashku më Florion Mina të privatizojnë Teatrin Kombëtar në llogari të Astrit Veliaj.


Por nuk mjafton vetëm kjo. Shkak u bë mungesa e deputeteve të mazhorancës në sallë. Por pas ndërprerjes, mazhoranca i mblodhi forcat duke bere plot 72 deputete në sallë.
Në fillim ishin 63 deputete të PS dhe dy nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka të cilët shkuan në Parlament për të mos djegur mandatet.
Kjo shpjegon në një farë mënyre pse kryeministri Rama ishte i tensionuar gjatë gjithë kohës.

42205381_2182556458693555_435989792438616064_n.png

 

42128790_1920658541576987_5831841246028496896_n.png

Article Logic
Execution time: 0.0032169818878174