Ndërkohë që kreu i opozitës Lulzim Basha po fliste në çadrën e protestës, kryeministri Edi Rama ka shkruar në Twitter për të ironizuar “festën” e PD-së, Rama vazhdon mesazhin e tij duke i shtruar Bashës pyetjen se pse anëtarët e opozitës në KQZ po zihen kundër tërheqjes së kandidatit të PS në Kavajë.
“Lulëzim fitore të tilla paç ngahera po a m thua dot si ka mundësi që anëtarët e tu në KQZ po zihen kundër tërheqjes së kandidatit tonë?”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.