INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama uron 'Mirëmëngjes' me historinë e Sugares: 'Rroga minimale s’të kënaq por është shumëfish i ndihmës ekonomike'

Rama uron 'Mirëmëngjes' me historinë e Sugares: 'Rroga minimale s’të kënaq por është shumëfish i ndihmës ekonomike'

Publikuar më: 07:43 27-03-2018

Kryeministri Edi Rama edhe sot e ka nisur ditën me një tjetër histori të atyre që dalin nga skema e ndihmës ekonomike dhe punësohen nga ndërmjetësimi i Zyrës së Punës.

Kete herë historia flet për Sugare Stafën, nënë e tre fëmijëve që ka qenë me ndihmë ekonomike 38 mijë lekë dhe tani punon në një fabrikë çantash.

“Isha me ndihmë ekonomike, 38 mijë lekë, jam vetë i pestë në shtëpi, burri dhe tre fëmijet. Zyra e Punës më solli këtu në një fabrikë çantash, rroga 240 mijë lekë në muaj”- thotë Sugare Stafa.

Mesazhi i Plotë

"MIRËMËNGJES dhe me këtë shprehje të së vërtetës së thjeshtë se rroga minimale është larg së qeni e mjaftueshme për të qenë të kënaqur, po është shumëfish më tepër se sa ndihma ekonomike, ju uroj një ditë të mbarë". shprehet kryeministri në postimin e tij në facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0018229484558105