Kryeministri Edi Rama ka përshendetur të gjithë ndjekësit e tij në facebook me një model të vullnetit të mirë të daljes nga skema e përfitimit të ndihmës ekonomike dhe punësimit si alternativën e duhur.
Këtë fakt Rama e ka treguar me rastin e historisë së Amarildo Janushi 31 vjeç i cili është një tjetër i ri i dalë nga skema e ndihmës ekonomike që pasi kërkoi punë në Zyrën e Punës nisi punë në ndërtim.
“Isha me ndihmë ekonomike 30 mijë lekë, nuk e përballoja dot më”- thotë ai, duke treguar se tani me një rrogë dhe me siguracione ndihet shume më mirë.
Mesazhi i Ramës:
“MIRËMËNGJES dhe me këtë shembull të thjeshtë që tregon se punësimi për njerëzit e dalë nga ndihma ekonomike, është një mundësi reale nëse ka vullnet për punë, ju uroj një ditë të mbarë”